sekuestrohen rreth 7000 bime kanabis ne velipoje hita pezullon 3 drejtues policie nis hetim per dy te tjere 6a2836709cd5f

Sekuestrohen rreth 7000 bimë kanabis në Velipojë, Hita pezullon 3 drejtues policie, nis hetim për dy të tjerë

June 9, 2026
min lexim

U gjetën të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pezullon nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.

-Kryekomisar Bekim Lika, me detyre Shef i Komisariatit te Policise Shkoder, i pezulluar nga detyra,

-Nenkomisar Zef Marku, shef i Stacionit Policise Velipoje, i pezulluar nga detyra,

-Inspektor Samet Kadroji, Nd/specialist SPZ, pergjegjes per zonen ku jan gjetur bimet narkotike, i pezulluar nga detyra.

Nis hetimi disiplinor dhe për 2 punonjës të tjerë, pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të kryer një hetim të thelluar administrativ.

Për mangësi të konstatuara në mospërmbushjen e detyrave, filloi hetimi disiplinor për 5 punonjës policie, konkretisht për:

-Kryekomisar B. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, për të cilin është vendosur pezullimi disiplinor nga detyra;

-Nënkomisar Z. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, gjithashtu i pezulluar nga detyra;

-Inspektor S. K., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike, i pezulluar nga detyra.

Më tej, ka nisur hetimi disiplinor, pa pezullim nga detyra, për Nënkomisar D. N., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë dhe Inspektor E. I., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë në Stacionin e Policisë Velipojë, të dy pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë është prioritet i Policisë së Shtetit.
Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis, si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu dhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kqz nis verifikimin e mbi 85 mije pakove me fletevotime nga diaspora 6a2835f93bd25
Lajmi i mëparshëm

KQZ nis verifikimin e mbi 85 mijë pakove me fletëvotime nga diaspora

shefi i okb se i alarmuar nga sulmet e riperterira ne lindjen e mesme 6a2836d2b4e00
Lajmi i radhës

Shefi i OKB-së i alarmuar nga sulmet e ripërtërira në Lindjen e Mesme

Të fundit nga

“Të dua”/ Diona Fona në lidhje me Feron?

Një koment që Fero i bëri Dionës në fotografitë e saj në Instagram bëri bujë, shkruan IndeksOnline. Diona publikoi disa foto nga shtrati, një javë më parë, ndërkaq vetëm para një dite,
ShkoLartë