Sekretari shtetëror Valmir Aziri vizitoi drejtorin e ansamblit shqiptar Shkodran Tolaj

March 1, 2022
1 minut lexim

Sot sekretari z.Valmir Aziri vizitoi zyrat e reja të Ansamblit shqiptar dhe drejtorin z.Shkodran Tolaj duke e uruar për hapësirat e reja. Së bashku biseduan për ecjen dhe sukseset e mëdha të ansamblit gjatë kësaj periudhe, posaçërisht për suksesin e manifestimit “Dita e plisit”, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz në “Expo 2020” në Dubai. Sekretari Aziri e përgëzoi drejtorin Tolaj për punën e jashtëzakonshme, shfrytëzimin e kapacitetit të tij intelektual e artistik dhe shkëlqimin që i ka dhënë istitucionit i cili tashmë ka kaluar në simbol krenarie për çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut e më gjerë!

Drejtori z.Tolaj e informoi për koncertin e radhës që organizohet për herë të parë për Ditën e mësuesit me ç’rast ansambli do të ketë paraqitjen e parë në Bujanoc me 7 mars me rastin e 135 vjetorit të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë! Drejtori Tolaj e ftoi sekretarin Aziri në këtë manifestim të rëndësishëm për shqiptarët e asaj ane.

Me këtë rast sekretarit Aziri iu dhurua një plis dhe shami tradicionale në shenjë falemnderimi për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Petrovska: Maqedonia do t’i hap dyert për refugjatët nga Ukraina

Story i radhës

Ukrainasit i dalin përpara konvojit ushtarak, rusët shtijnë në ajër për t’i shpërndarë

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë