Sekretari i Shtetit Blinken në Australi për bisedime sigurie

February 8, 2022
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po shkon në Australi, për të marrë pjesë në takime me homologët nga Australia, India dhe Japonia të përqendruara tek bashkëpunimi për sigurinë detare dhe sigurinë kibernetike, si edhe tek mënyrat për t’i bërë ballë “agresionit dhe shantazhit” në rajonin e Indo-Paqësorit. 

Katër vendet kanë krijuar një aleancë sigurie. 

Është hera e parë që zoti Blinken shkon në Australi që kur u njoftua në shtator një partneritet i zgjeruar trepalësh i sigurisë mes Australisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, i njohur si AUKUS. 

Pjesë e partneritetit është një marrëveshje për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë, si pjesë e masave për frenimin e zgjerimit ushtarak të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit. 

Në Pekin, zyrtarët kinezë kanë shprehur shqetësim lidhur me Katërshen dhe AUKUS-in. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, është shprehur se çdo bashkëpunim rajonal “nuk duhet të vërë në shënjestër një palë të tretë”. Zoti Zhao gjithashtu e quajti AUKUS-in një pakt “jashtëzakonisht të papërgjegjshëm”. 

Gjatë udhëtimit të tij njëjavor, zoti Blinken do të vizitojë edhe Fixhin dhe Honolulunë e Havait./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Uniku Blerando këtë herë sjell “Tempelena”, paralajmëron mino albumin

Story i radhës

Me përhapjen e teknologjisë së armëve bërthamore në Bashkimin Sovjetik, mundësia e një konflikti të tretë botëror!

Të fundit nga

ShkoLartë