Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur që humbën jetën në një aksident tragjik në Durrës.
Deputetët u ngritën në këmbë në shenjë respekti për viktimat, ndërsa seanca vijoi më pas me rendin e ditës.
Aksidenti tragjik në Durrës ndodhi pasditen e së dielës në zonën e njohur si ish-Këneta. Një automjet doli nga kontrolli dhe përplasi disa fëmijë që po luanin në trotuar.
Si pasojë, dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.
Drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe u arrestuar nga policia. Raportohet gjithashtu se ai kishte pasur më herët probleme me shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë pezullim patente.
Burimi: botasot.info


