​Scholz: Putini t’i japë fund luftës së pakuptimtë ndaj Ukrainës

May 23, 2022
1 minut lexim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti apelin e tij drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për të ndaluar sulmin ndaj Ukrainës, ndërsa gjithashtu mbrojti politikat e Berlinit.

”Ndaloni këtë luftë, ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni trupat tuaja nga Ukraina”, tha Scholz.

Kancelari hodhi poshtë gjithashtu kritikat përfshirë atë sipas së cilës ka qenë shumë i ngadalshëm për të mbështetur Kievin, pasi Berlini fillimisht refuzoi të furnizonte Ukrainën me armë të rënda nën një politikë të mosdhënies së armëve për palët në konflikt.

“Unë gjithmonë kam vendosur shpejt, së bashku me të gjithë të tjerët, i koordinuar me aleatët,” i tha ai transmetuesit ZDF.

Scholz theksoi se ndihma financiare dhe ushtarake e ofruar nga Gjermania dhe shtetet e tjera po ndihmonin ushtrinë ukrainase të kishte sukses dhe të rezistonte kaq gjatë kundër një kundërshtari kaq të fuqishëm.

“Rusia nuk duhet të fitojë dhe Ukraina nuk duhet të humbasë”, tha Scholz, duke përshkruar politikën e tij.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se po planifikonte të udhëtonte në Kiev në shenjë mbështetjeje.

Udhëheqësi i opozitës Friedrich Merz dhe ligjvënësi i majtë Gregor Gysi i ”Die Linke” (”E majta”) kanë njoftuar gjithashtu planet për të udhëtuar në Ukrainë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Si ta menaxhoni zilinë në punë?

Story i radhës

2 raunde të dështuara për Presidentin e ri, sot zhvillohet votimi në Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë