aliu i gjithe ferizaj ne terr vec sot mbi 5 ore pa rryme 676c6767276a7

Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, veç sot mbi 5 orë pa rrymë

December 25, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se i gjithë qyteti të cilin ai e udhëheq është në terr, në mungesë energjie.

Ai tha se vetëm sot kanë pasur mbi 5 orë mungesë të energjisë i gjithë Ferizaji dhe siç tha ai gjendja po vazhdon edhe tani.

Statusi i plotë i tij:

I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Vetëm sot, mbi 5 orë pa rrymë i gjithë Ferizaj, e kjo gjendje po vazhdon edhe tani. Në terr familjet, në terr mërgimtarët që kanë zgjedhur të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendlindje, në terr bizneset që po humbin mijëra euro çdo orë nga dëmet që sjell mungesa e energjisë elektrike.

Ndonëse përgjatë 7 viteve, Komuna e Ferizajt ka siguruar investime milionëshe në kapacitete të energjisë elektrike, siç është Nënstacioni 110/35/10 kV që do të përurohet më 31 Dhjetor, prapë ferizajasit, përballen me terr.

Kush do t’i paguaj këto dëme, familjeve e bizneseve ferizajase?

Kërkoj ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Ekonomisë, KEDS/KOSTT që Ferizaj të trajtohet barabarësisht, që reduktimet e energjisë elektrike të kësaj përmase enorme, pa orar e pa arsye të qëndrueshme të marrin fund.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perendimi reagon ndaj paralajmerimit per bllokade nga dodik kercenon rendin kushtetues 676c66b3f0bdf
Story i mëparshëm

​Perëndimi reagon ndaj paralajmërimit për bllokadë nga Dodik: Kërcënon rendin kushtetues

deri 25 vjec te gjate mbi 175 cm te mos jene anetar partie disa nga kushtet e konkursit per police 676c6d449e9bb
Story i radhës

Deri 25 vjeç, të gjatë mbi 175 cm, të mos jenë anëtar partie, disa nga kushtet e konkursit për policë

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë