Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri danez Mete Frederiksen, morën pjesë sot në fillimin e ndërtimit të fabrikës së re të municioneve të kompanisë gjermane Rheinmetall, e cila duhet të prodhojë çdo vit 200 mijë predha artilerie, si dhe eksplozivë dhe elementë të tjerë.
Çmimi i fabrikës së re në Unterlis, në veri të Gjermanisë, është rreth 300 milionë euro.
Siç raporton AP, Rheinmetall tha se pritet që ndërtimi i fabrikës të zgjasë rreth një vit, dhe se prodhimi i saj do të jetë i dedikuar kryesisht për ushtrinë gjermane.
Scholz deklaroi se Rheinmetall po hedh bazat për furnizimin e Bundeswehr-it dhe partnerëve të Gjermanisë në Evropë me municion artilerie, “në mënyrë të pavarur dhe, mbi të gjitha, për një kohë të gjatë”.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në pikun kur Ukraina ka nevojë për municion”, tha Solz.