shala nga nisma e papranueshme qe ne 2024 en kosova ende perballet me krize energjetike 676eb6095ee09

Shala nga Nisma: E papranueshme që në 2024-ën, Kosova ende përballet me krizë energjetike

December 27, 2024
1 minut lexim

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Endrit Shala ka komentuar krizën energjetike në vend.

Ai me anë të një postimi në Facebook tha se “ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike janë një dëshmi e qartë e dështimeve të qeverisë aktuale për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji”.

“Këto ndërprerje nuk janë vetëm një pengesë për jetën tonë të përditshme, por edhe një goditje për bizneset tona dhe zhvillimin ekonomik të vendit.Është e papranueshme që në vitin 2024, Kosova ende përballet me krizë energjetike, pavarësisht premtimeve boshe të kësaj qeverie për rritjen e kapaciteteve dhe pavarësinë energjetike. Kjo qeveri ka dështuar të zhvillojë dhe zbatojë politika të qarta dhe strategjike për sektorin energjetik”.

“Si ministër i MTI dhe Kryetar i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, kam pasur nderin të udhëheq procesin që solli investimin më të madh të huaj në Kosovë që nga paslufta: Projekti SOËI Kosovo. Me një vlerë prej 169 milionë euro, ky projekt ka ndërtuar një park energjie me erë në Shalë – Mitrovicë dhe që gjeneron mbi 105 megavat energji elektrike, duke kontribuar ndjeshëm në furnizimin me energji të qëndrueshme për vendin tone|, shkruan ai.

“Kosova ka nevojë për udhëheqje që i qëndron besnike premtimeve dhe vepron me vendosmëri për të ndërtuar një të ardhme energjetike të qëndrueshme”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

estonia fillon patrullimet detare per te mbrojtur kabllon e energjise pas sabotimit te dyshuar 676eb557105fe
Story i mëparshëm

Estonia fillon patrullimet detare për të mbrojtur kabllon e energjisë pas sabotimit të dyshuar

ipko feston 25 vjetorin me koncertin me spektakolar te fundvitit ne prishtine 676eb737af5e5
Story i radhës

IPKO Feston 25 vjetorin me koncertin më spektakolar të fundvitit në Prishtinë

Të fundit nga

Kylie Jenner zjarr me të brendshme

Kylie Jenner vendosi një ekran të këndshëm ndërsa u zhvesh me të brendshme për të promovuar koleksionin më të fundit nga marka e saj e veshjeve Khy. Manjati i grimit, 27 vjeç,
ShkoLartë