gashi ta terheqe deklaraten dhe ti kerkoje falje shqiptareve 676ebbeba174c

Gashi ta tërheqë deklaratën dhe t’i kërkojë falje shqiptarëve

December 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 dhjetor – I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë. Kështu shkruan ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili mbrëmë në një intervistë në Alsat-M, tha se gjuha shqipe në Maqedoni nuk është zyrtare, por e ka statusin e “gjuhës së përkthyer”.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.

Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues  të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.

Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve  dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

osmani deklarata e gashit per gjuhen shqipe eshte poshteruese dhe fyese ndaj shqiptareve 676ebb6d5fba1
Story i mëparshëm

Osmani: Deklarata e Gashit për gjuhën shqipe është poshtëruese dhe fyese ndaj shqiptarëve

bedri hamza falenderon mbi 100 mije bashkatdhetaret qe u regjistruan per te votuar 676eca33125de
Story i radhës

Bedri Hamza falënderon mbi 100 mijë bashkatdhetarët që u regjistruan për të votuar

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë