Sarrazin i çuditur me propozimin francez: Shenjë që Evropa mund të funksionojë këtu

1 minut lexim

I dërguari i posaçëm i Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha pranimi i propozimi të modifikuar francez mundëson që menjëherë të nis procesi i bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE, pa mundësi për bllokada, përcjell TV21. Sarrazin tha se propozimi ruan gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Dua ta them sinqerisht. Kishte edhe më herët propozime të caktuara. Kur e pashë të fundit, kur e pashë se çfarë qëndron në dokumentin e fundit, isha i çuditur. Qeveria juaj në ditët e fundit me të vërtetë ka biseduar në mënyrë intensive dhe kompromisi që është tani në tavolinë, që unë po e lexoj, është me të vërtetë kompromis dhe një herë këtu janë marrë parasysh kërkesat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se kjo është shenjë që Evropa mund të funksionojë këtu”, deklaroi mes tjerash Sarrazin .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kosova Thëngjilli të premten proteston para Qeverisë së Kosovës

Story i radhës

Grubi: Garantoj si person të cilit i është kontestuar gjuha në RMV, propozimi francez nuk dëmton veçantitë e gjuhës dhe identitetin maqedonas

Të fundit nga