Grubi: Garantoj si person të cilit i është kontestuar gjuha në RMV, propozimi francez nuk dëmton veçantitë e gjuhës dhe identitetin maqedonas

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp tha se garanton që propozimi i modifikuar francez nuk do të prek veçoritë e gjuhës dhe identitetit maqedonas Grubiftoi liderët e partisë që të tejkalojnë vetveten dhe ta kuptojnë se ky është moment historik.

“Ju garantoj si person që i kanë kontestuar gjuhën, këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që absolutisht nuk ka asnjë pasojë në asnjë veçanti të kulturës, gjuhës, identitetit dhe shpirtërores maqedonase. Këtë ua garantoj në emrin personal, të BDI-së, Qeverisë dhe i inkurajoj elitën politike që të kalojnë vetveten dhe ta shohin se ky është moment historik”, tha mes tjerash Grubi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sarrazin i çuditur me propozimin francez: Shenjë që Evropa mund të funksionojë këtu

Story i radhës

Grubi: VMRO dhe LEVICA frikësojnë qytetarët maqedonas se dikush do t’i asimiloj

Të fundit nga