Saraji dhe Tearca dështuan të marrin mjete / Mexhiti i gatshëm për t’i ndihmuar, thotë se s’ka ndarje në baza partiake

October 18, 2024
min lexim


Ndarja e mjeteve që Qeveria i jep për komunat nuk është bërë në mënyrë transparente ndërsa ka edhe disbalans në disa raste, akuzon opozitarja Bashkimit Demokratik për Integrim. Armend Asllani nga kjo parti si shembull konkret merr komunën e Tetovës dhe atë të Kumanovës, ku sipas tij ka disbalans.


“Në bazë të ndarjes së mjeteve mendoj që nuk është bërë një ndarje eksplicite dhe e duhur për arsye se projektet janë marrë dhe janë shqyrtuar në bazë të një rrethi mjaft të ngushtë ashtu siç kanë pasur dëshirë, kështu që ne kishim reagime gjatë ditës së djeshme që nuk është në mënyrë transparente dhe nuk është në mënyrën e duhur ndarja e mjeteve nga Qeveria”, tha Armend Asllani, BDI.

Një prej komunave që drejtohet nga kuadro të BDI-së, ajo e Tearcës, u refuzua me projektet e saj, për shkak se siç tha kryeministri, i kanë dorëzuar projektet përmes adresës private elektronike. Këto deklarata, për kryetarin e Tearcës, Nuhi Neziri, ishin vetëm për të bërë lajme, sepse siç pohon, projektet janë dorëzuar edhe me postë. Do të aplikojnë edhe në afatin e dytë.


“Ju them me shumë bindje se kjo ishte një akrobacionin për të bërë lajme se ne nuk kemi bërë aplikimin vetëm në formë elektronike, por e kemi dorëzuar edhe me postë, por dëgjuam me kujdes pjesën e dytë të deklaratës ku tha kryeministri se do të ketë një afat të dytë andaj besoj se e gjithë kjo zhurmë ishte e pa nevojshme në vend që në të kthehemi në peshën dhe vlefshmërinë e projekteve që kanë”, tha Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës.

Komunë tjetër, projektet e së cilës u refuzuan, është ajo e Sarajit, po ashtu e drejtuar nga kuadro të integristëve. Për të kryeministri tha se kishte dokumentacion të paplotë.
Duke folur për këto dy raste, Tearcën dhe Sarajin, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte.


“Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi në shërbim edhe me çështje kadrovike edhe përgatitjen e projekteve edhe për t’i ndihmuar pra që edhe ato t’ia dalin me sukses dhe të përfitojnë sepse për ne nuk është me rëndësi kush janë kryetarët e komunave, për ne me rëndësi është që edhe banorët e Tearcës dhe Sarajit të përfitojnë dhe të zgjidhen problemet e tyre dhe të kenë infrastrukturë më të mirë dhe të kenë një standard më të mirë jetësor”, sqaroi Izet Mexhiti.

Mexhiti rikujtoi se për komunat këtë vit do të ndahen 100 milion euro. Sipas tij, prej gjithsej 80 komunave, rreth 75 kanë konkurruar në afat me projekte të mira të cilat janë miratuar nga komisionet përkatëse dhe kanë aplikuar kryesisht për projekte në transport, ambient, arsim dhe sport.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti i gatshëm për të ndihmuar komunat e Sarajit dhe Tearcës

Story i radhës

Vendimi i Gjykatës së Romës për kthimin e emigrantëve në Itali, reagon Meta: U rrëzua edhe ‘Kushtetuesja’ në Shqipëri

Të fundit nga

Kjo është gjendja shëndetësore e Fabianskit

Lukaz Fabianski ka pësuar një lëndim të rëndë sot gjatë ndeshjes mes West Hamit dhe Southamptonit. Portieri polak pati një përplasje të fortë me mbrojtësin e Southamptonit, Nathan Wood, i cili e
ShkoLartë