Sali: Ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka penguar funksionimin e klinikave të Shkupit

February 13, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në Shkup, nuk ka shkaktuar pasoja në spitalet në kryeqytet.

Sali njofton se kanë ndërmarrë të gjitha masat në kohë dhe kujdesi shëndetësorë nuk është penguar në asnjë moment.

“Njoftojmë opinionin se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë pasdites në Shkup, në Qendrën Klinike në Shkup janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo pasojë në funksionimin normal. Agregatët e Klinikave po funksionojnë pa probleme dhe kujdesi shëndetësor për pacientët nuk pengohet në asnjë moment”, ka shkruar Sali.

Ndryshe, pasditen e sotme si pasojë e një shpërthimi në një largpërçues në Shkup, është shkaktuar ndërprerje e energjisë elektrike në gjysmën e kryeqytetit. Autoritetet zjarrfikëse kanë reaguar dhe brenda një kohe është kthyer në normalitet furnizimi me rrymë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja si të duket sivjet monumenti i Newborn

Story i radhës

Humbi prindërit nga Covid-i, përjetimi i gazetares që ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë