Sali: Gjysmëvjetori i dytë nis me prezencë fizike!

January 28, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se gjysëmvjetori t dytë përfundimisht do të nis me prezencë fizike. Sali tha se si preventivë autoritetet shëndetësore do të vazhdojnë të realizojnë skrining tek nxënësit, respektivisht testim të nxënësve për Covid-19.

“Sipas të dhënave tona, nuk do të ketë nevojë për izolim, gjegjësisht mësim online në këtë moment, sepse gjendja epidemiologjike ndryshon çdo ditë, ne në bazë të këtyre të dhënave marrim edhe vendime të reja dhe politika të reja, kjo do të thotë se nga 1 shkurti mësimi do të niset me prezencë fizike në shkolla, dhe ne si ministri do të marrim masa preventive duke realizuar skrining”, tha mes tjerash Sali.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fatmir Limani i’u bashkua Lëvizjes Besa

Story i radhës

Ziberi: Në disa institucione përfaqësimi etnik nuk është i barabartë

Të fundit nga

ShkoLartë