Fatmir Limani i’u bashkua Lëvizjes Besa

Ish-zëvendësdrejtori i EMV-së, Fatmir Limani, sot i është bashkuar partisë Besa së bashku me strukturën e tij politike.

Më këtë rast Limani theksoi se qëllimi i tij për t’iu bashkuar Lëvizjes Besa nuk është të ndërtojë një karrierë politike, por të krijojë një gjeneratë të re politikanësh, ku profesionalizmi do të jetë çelësi për ngritjen dhe zhvillimin e karrierës së tyre.

“Kauza jonë e përbashkët me Lëvizjen Besa do të jetë lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit, një nga fenomenet dhe dështimet më të mëdha të pushtetit aktual. Këto janë faktet dhe arsyet që investitorët e huaj shmangin vendin tonë dhe në këtë mënyrë u hapin rrugën të rinjve për t’u larguar nga vendlindja e tyre. Është e nevojshme të ndërtohet një strategji afatgjatë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik, e cila do t’u mundësojë të rinjve tanë të planifikojnë të ardhmen e tyre në vendlindje. E gjithë kjo përmes hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat, por edhe eliminimit të gjithë burokracisë shtetërore që çon në motivimin e korrupsionit dhe largimin e investitorëve nga vendi ynë”, tha Limani.

Limani, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, vitin e kaluar u largua nga “integruesit” dhe kandidoi për kryetar të Komunës së Kërçovës, duke fituar afro 5000 vota.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Grubi takon Avziun, Kodrës së Diellit do t’i rikthehet shkëlqimi

Story i radhës

Sali: Gjysmëvjetori i dytë nis me prezencë fizike!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish