Grubi takon Avziun, Kodrës së Diellit do t’i rikthehet shkëlqimi

Në takimin e sotëm me drejtorin gjeneral të ELEM Tours, Adem Avziu diskutuam mbi potencialin e jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik të qendrës sonë sportive – rekreative Kodra e Diellit dhe projektet që deri tani i kemi implementuar për përmirësimin infrastrukturor të saj.

Përgëzova drejtorin Avziu për punën e palodhshme që bashkë me ekipin e tij po e bën për shfrytëzimin e papenguar të kapaciteteve të saj turistike dhe sportive, si dhe për përkujdesin e përditshëm për nevojat dhe sigurinë e të gjithë vizitorëve.

Në drejtim të avancimit të punës për ngritjen e mëtejshme të atraktivitetit turistik të Kodrës së Diellit, drejtori Avziu padyshim se do të ketë përkrahjen maksimale të Qeverisë.

Story i mëparshëm

A e dini pse duhet të buzëqeshni?

Story i radhës

Fatmir Limani i’u bashkua Lëvizjes Besa

Të fundit nga