Sali Berishës

Foltorja ishte një nga epokat më të domosdoshme që i duhej politikës shqiptare. Më saktë mbarëvajtjes politike dhe funksionit të një force e cila aderon qeverisjen e vendit përmes demokracisë. Se po ta shikosh se si i zgjodhi PS-ja 61 kryetarët e partive në qytetet kryesore të vendit, ndjen neveri.

Në demokraci, nuk emërohet kush, por votohet. Po vdiq, vota, nuk flasim më për demokraci. Kësisoj ato ditët e foltores, ai vit i ftohtë dhe i gjatë pandemik, u bë një shpresë për mijra qytetarë. Për më tepër për mijra demokratë që pavarsisht kontributit, zgjoheshin të nesërmen dhe shikonin në tavolinë një zarf.

Ky ishte zarfi i emrave që vinin nga qendra, për kryetarë, deputetë a kryetarë bashkie. Kësisoj nëse qytetarët por edhe demokratët mbushën sallat, ishin së pari nga mllefi i mrrolur brenda barkut që zmadhohej ditë më ditë dhe për më keq, peshonte. Askujt nuk i pëlqente vetoja. Askujt nuk i pëlqente më urdhëri. Vota kish vdekur një herë e mirë. Kësisoj kurrë nuk u shpjegua si duhet, por ta dish nëse idinjata u bë protestë demokrate, karshi personit tuaj, karshi vetos, përbënte edhe një fakt tradicional shqiptar.

Dëmin historik karshi numrit një të historisë së tyre, pra nderin e tyre. Pavarsisht se cili qe ky emër. Sot dominon çmendurisht në opininion publik shqiptar standarti propagandistik se Sali Berisha po bën betejën me non grata për hallin e tij personal. Në fakt ky është para së gjithash sharmi politik i demokratëve që kanë të drejtën e Zotit të jenë të pastër në këtë drejtim. Mirëpo në këtë të drejtën e tyre përmes Foltores, ishin me shumicë Babalet. Madje më 8 janarin e famshëm të 2022 ky Babalja doli me shkop bejsbolli. Të dalësh në një konferencë shtypi për Babalet që rrahën demokratët…? Nuk e di! Shqipëria ka vetëm regres total nën këtë qeveri bajate. Ka një megalloman që qeveris me propagande dhe i imponohet rajonit. Eshtë pikërisht ky gagarel që e bllokoi Shqipërinë më 2010. Ju keni qënë kryeministër i kohës. Dhe kurrë më parë Shqipëria nuk ishte më afër se ato ditë për çeljen e negociatave. Ky gagarel nuk nënshlkruante asgjë, vetëm bojkotonte, refuzonte.

Dhe sot pas plot 12 vitesh i bërtet rajonit, si po vepron me të drejtën sovrane të Maqedonisë së Veriut, që të pranoj ofertën franceze në lidhje me Bullgarinë. U ka hedhur hi syve shqiptarëve të cilët sot nuk votojnë realitetin por të frustuar nga propoganda se fajin e ka Saliu. Duhet të jemi të qartë se mbrojtja më e mirë publike është dhe duhet të jenë primaret, për çdo individ. Babalja është një neveri demokrate si puna e atyre të tjerëve aty që mbajnë një vulë dhe flasin për të drejtën e demokratëve.

Nuk përmbyset Edi Rama duke bërë pakte me Babalet por me qytetarët. Këtë e kuptuam nga Foltorja jo nga autorët e dyerve të blindura. Kush ngriti dorën kundër demokratëve ka larguar veten, nuk e ka larguar kush. Madje e ka larguar edhe nga votuesi. Një demokrat a një qytetar nuk voton me zemër një emër të tillë. Le të bëj çfarë të dojë nesër ky Alibeu, kurrë nuk ka për të marrë votë demokrate. Nga qytetari jo, e jo. Kësisoj mëshoji aleancës me qytetarin, jo me babalet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pushtimi rus i Ukrainës përçan motrën me vëllain

Story i radhës

Versioni i ardhshëm i Genshin Impact sjell sfida dhe karaktere të reja

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish