Sali Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim: Sikur të jetë përfaqësuese e Edi Ramës dhe jo e qeverisë amerikane

January 22, 2022
min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim në një takim me disa qytetarë në Rrëshen, ku ka rikthyer “foltoret” pasi nuk ia doli të marrë selinë e PD-së në protestën e dhunshme të 8 janarit.

Berisha në fjalën e tij ka ngritur pikëpyetjet e tij, nëse konstatimet në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, janë përkthyer në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë.

Për Berishën, kjo nuk ndodh, madje ka akuzuar diplomaten amerikane Yuri Kim si “përfaqësuese të Edi Ramës”.

“Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane”, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës në Rrëshen:

Shqipëria është në një agresion të krimit sa kurrë ndonjë herë më parë

DASH dekaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave krminale të rajonit, të Amerikës ë Veriut e Jugut të Lindjes së Mesme dhe Evropës.

DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë?

Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përvecse inteligjent kanë proleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan.

Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri?

Kujtoni për një moment, ndaluni, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për rryshfetin.

Ballkani i hapur si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, e automatikisht është influencë ruse në rajon.

Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj.

DASH deklaron se është i dëmshëm kështu sic është. Para 10 ditësh. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit?

Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësuse të qeverisë amerikane.

Kjo është e vërteta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Giannis mposht edhe rivalët e Chicagos

Story i radhës

Dimovski: Paga minimale duhet të rritet në 18 mijë denarë

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë