Sa rrezikohen shqiptarët nga propaganda ruso – serbe – myslimane?

April 1, 2022
min lexim

Në Kosovë këto ditë mund të dëgjosh teori të ndryshme mbi agresionin rus në Ukrainë. Një nga to është absurde dhe kryesisht jo pa qëllim është antiamerikane, që burimin e ka nga propaganda ruso – serbe – myslimane.

Putini kur e filloi agresionin në Ukrainë deklaroi se do ta çlironte Ukrainën nga nazizmi, pa llogaritur se presidenti ukrainas Zelensky vetë është me prejardhje hebreje.

Më vonë u përhapën teoria se Ukraina po bënte gjenocid dhe terror ndaj popullsisë ruse në Luhansk dhe Donbas dhe për këtë Rusia ka ndërmarr një aksion ushtarak të kufizuar, për ta mbrojtur popullsinë ruse në këto vendbanime.

E gjith kjo nuk qëndronte dhe ishte një propagandë ruse që përdorej për ta mbuluar sulmin dhe terrorin mbi Ukrainën, si një aksion ushtarak i kufizuar.

Tash kur të gjitha këto kanë rënë, propaganda ruse e ka përhapur teorinë se ne në Ukrainë nuk po luftojmë kundër Ukrainës, po kundër SHBA.

Kjo teori siç duket po funksionon te shtetet arabe të cilat shumica janë kundër Amerikës dhe janë të rreshtuara në anën ruse.

Është fakt po ashtu se shumica e myslimanët në Gjermani që vijnë nga shtete të ndryshme duke filluar nga Turqia e tutje, kanë të njëjtin mendim dhe haptas e përkrahin Rusinë dhe pozicionohen kundër SHBA.

Në Kosovë ekziston po ashtu një tendencë e propagandës së tillë ruso – serbe – myslimane që ka një ndikim te të painformuarit, të paditurit dhe gjysmanalfabetët që ushqehen me dezinformata, gjoja se kryetari i SHBA Biden e ka nxitur një konflikt të tillë.

Të tillët mendojnë se këtë konflikt e udhëheqin SHBA për ta dobësuar Rusinë dhe shtetet myslimane, për dominim të katolicizmit.

Prandaj një pjesë e shqiptarëve bien pre e kësaj propagande ruso – serbe -myslimane duke u pozicionuar kundër interesit nacional kombëtar.

SHBA, NATO dhe EU me kohë ia kishin tërhequr vërejtjen Rusisë kur me muaj të tërë para se të sulmonte, i kishte grumbulluar forcat ushtarake me armatime në kufi me Ukrainën.

Në kritika të tilla Rusia arsyetohej se këtë po e bënte, sepse po organizon ushtrime ushtarake në territorin e vetë.

Pak para sulmit proklamonte se ka filluar tërheqjen, kurse në befasi e filloi sulmin duke menduar se ukrainasit do t´i prisnin me lule.

Pas një muaji të agresionit rus bota po e sheh me sytë e vetë tmerret që po i bënë Rusia, duke sulmuar caqet civile dhe duke shkatërruar qytetet deri në themel, njësoj siç kishte vepruar me Groznin në Çeçeni dhe Alepon në Siri.

Po ashtu gjurmë të njëjta janë duke u vërejtur ashtu siç veronte Serbia në Kosovë : me kidnapime, përdhunime, dëbime masive, vrasje etj.

Perëndimi në pamundësinë për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, po e ndihmon edhe pse me vonesë me armatime mbrojtëse.

Në Ukrainë po mbrohet demokracia, prandaj perëndimi po insiston që ta ndal Putinin, sepse po arriti ta pushtoi Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq.

Llogaritet se njëjtë kishte vepruar edhe Hitleri, prandaj ngjashmëria e tyre në veprime është shumë e madhe.

Është shumë afër mendsh që po të korrte sukses Putini në Ukrainë do ta urdhëronte Serbinë që ta sulmonte Bosnjën, Kosovën apo Malin e Zi, në mënyrë që bota të përqendrohej diku tjetër e jo atë që kishte bërë Rusia.

Kosova duhet të interesohet se kush dhe ku po përhapet një propagandë e tillë në masa të caktuara të popullsisë, duke akuzuar SHBA si fajtore për luftën në Ukrainë e jo Rusia.

Gjermania po ashtu po e korrigjon pozicionin e vetë. Ajo duke mos llogaritur ne një agresion të Rusisë, me vite e kishte zvogëluar buxhetin ushtarak dhe kishte rënë pre e varsisë së gazit rus.

Tash shteti gjerman fuqishëm, me 100 miliard Euro investime, do ta forcoi dhe armatos ushtrinë e vetë. Së fundi po zhvillon po ashtu bisedime me Izraelin për sistem mbrojtës raketor, për hapësirën ajrore gjermane.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia ishte gati të arrestonte Will Smith, por Chris Rock nuk e lejoi/ Producenti zbulon prapaskenat e çmimeve “Oscar”

Story i radhës

“Parkingu i Qytetit” sanksionoi 167 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike

Të fundit nga

ShkoLartë