Rusia zëvendëson komandantin e flotës së saj në Detin e Zi

min lexim

Zëvendësadmirali Viktor Sokolov ka konfirmuar raportimet e mediave se ai ka marrë detyrën e komandantit të flotës ruse në Detin e Zi pas një sërë pengesash.

Sokolov tha më 19 gusht se ai ishte caktuar për të marrë përsipër Flotën e Detit të Zi, pasi Igor Osipov, i u largua nga posti në fillim të kësaj jave, në një nga shkarkimet më të spikatura të një zyrtari ushtarak deri më tani, në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Ndryshimi vjen pas një serie shpërthimesh që tronditën Krimenë e aneksuar nga Rusia, e cila më herët ishte parë si një bazë e sigurt për pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Osipov ka qenë në karrigen e nxehtë që nga prilli kur anija kryesore ruse në Flotën e Detit të Zi, Moskva, u fundos afër Krimesë. Ukraina pretendoi se e goditi anijen me një sulm raketash. Rusia tha se një zjarr shkaktoi një shpërthim municioni në bord dhe se anija u fundos në detin që pati stuhi, derisa po tërhiqej në port.

Sido që të jetë, fundosja e anijes u pa gjerësisht si një vështirësi për Kremlinin.

Në fund të korrikut, selia e flotës në qytetin e Krimesë të Sevastopolit u godit nga ajo që besohet se ishte një bombë e lëshuar nga një dron. Edhe pse dëmi i sulmit nuk ishte serioz, autoritetet ruse anuluan ngjarjet që shënuan Ditën e Marinës më 31 korrik dhe në vend të kësaj vendosën nivelin më të lartë të kërcënimit terrorist në qytet.

Më 9 gusht, një bazë e forcave ajrore ruse në Krime u godit nga disa shpërthime. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar dëmtime serioze, por imazhet e marra nga satelitët perëndimorë treguan humbje të konsiderueshme të avionëve.

Agjencia e lajmeve dpa më 19 gusht citoi zyrtarë perëndimorë të thoshin se shpërthimet e fundit në Krime kanë nxjerrë jashtë veprimit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi të Marinës ruse dhe e kanë detyruar flotën të marrë një pozicion mbrojtës.

Agjencia ruse, TASS, citoi Sokolov të ketë thënë një grup oficerësh të marinës se flota po “përfundon me sukses” të gjitha detyrat e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ballkani arrin marrëveshje me sulmuesin shqiptar

Story i radhës

Uplift Western Balkans organizon takim informues rreth mundësive dhe risive të programit të katërt të akselerimit

Të fundit nga