Uplift Western Balkans organizon takim informues rreth mundësive dhe risive të programit të katërt të akselerimit

Akseleratori i parë Evropian i startupeve në Shqipëri Uplift Western Balkans po i afrohet afatit përfundimtar të mbyllës së aplikimeve.

Një program akselerimi i startupeve të fazave të hershme i orientuar drejt rritjes së biznesit dhe vlerës për dhjetëra startupe ndër më inovativet në Ballkanin Perëndimor, Uplift Western Balkans vjen në edicionin e katërt pas diplomimit të 25 startupeve përgjatë tre viteve të fundit.

23 Gusht në ora 13:30, Uplift Western Balkans do të organizojë një sesion informimi virtual përmes platformës Zoom ku pritet ti bashkohen ekspertë, mentorë dhe organizatorë të ekosistemit të startupeve dhe inovacionit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Evropa.

Pjesëmarrësit në këtë takim virtual do të marrin përgjigje rreth rregullave të aplikimit, përfitimeve nga programit i akselerimit dhe çdo informacion që kanë nevojë përpara aplikimit në Uplift Western Balkans.

Pjesëmarrja në këtë takimi virtual bëhet duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://us06web.zoom.us/meeting/register/tZUqdO2uqTgvHd0NTF3wgv_sga_ufVhnvgEu

Edicioni i katërt i Uplift Western Balkans tashmë ka hapur thirrjen për startupet e fazave të hershme në kuadër të projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane, implementuar nga UNICEF Albania dhe gëzon mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri.

Startupe teknologjike dhe ekipe të çdo fushe, startupe të sapo themeluara, startupe të fazave të hershme dhe startupe që kanë një produkt ose shërbim.

Startupet mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit të akselerimit Uplift Western Balkans deri në datën 31 Gusht 2022 duke plotësuar këtë formular: https://www.f6s.com/uplift-western-balkans-2022/apply

Pas mbylljes së aplikimeve, kandidatët do të kalojnë në Selection Bootcamp në datat 8-10-12 Shtator në Kosovë, Shqipëridhe Maqedoninë e Veriut.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri. Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiraneUniversiteti i PrishtinesUniversiteti i Evropes Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia zëvendëson komandantin e flotës së saj në Detin e Zi

Story i radhës

Tragjike, vdes një person nga Podujeva derisa po priste dru

Të fundit nga