Ballkani arrin marrëveshje me sulmuesin shqiptar

Ballkani e arriti një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme mbrëmë kur mposhti Shkupin në “Todor Proeski” me rezultat 1:2, raporton FrontOnline. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe tani therandasit i ndajnë 90 minuta larg kualifikimit në fazën e grupeve.

Përpos këtij rezultati historik, klubi nga Suhareka po punon edhe në tregun e transferimeve.

Burime të FrontOnline mësojnë ekskluzivisht se Ballkani ka arritur marrëveshje me “bomberin” shkodran, Sidrit Guri.

Portali raporton se 28-vjeçari ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe shumë shpejt pritet të vie zyrtarizimi.

Guri që ka dy paraqitje edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, së fundmi është aktivizuar te Shkëndija e Tetovës.

Në edicionin që lamë pas, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Guri u paraqit në 24 ndeshje duke shënuar dhjetë gola e duke dhuruar tri asistime.

Më parë, Guri ka luajtur në Belgjikë te Oostende si dhe në Shqipëri te Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besa e Kavajës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, humb jetën një 67-vjeçar

Story i radhës

Rusia zëvendëson komandantin e flotës së saj në Detin e Zi

Të fundit nga