Rusia: Ukraina kreu sulme me mjete detare dhe ajrore pa pilot

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina ka kryer sulme me mjete ajrore dhe detare pa pilot ndaj rajoneve të ndryshme dhe anijes luftarake ruse në Detin e Zi, transmeton Anadolu.

Në deklaratat e ndryshme lidhur me sulmet, ministria tha se Ukraina mbrëmë ka kryer sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) një herë ndaj rajonit Belgorod si dhe tri herë në orë të ndryshme në rajonin Bryansk. Në deklaratë thuhet se sulmet u parandaluan.

Sulmi ndaj anijes patrulluese ruse në Detin e Zi

Ndërsa në një deklaratë tjetër thuhet se rreth orës 05:00 sipas kohës lokale Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen përpjekje për të sulmuar me 5 mjete detare pa pilot anijen patrulluese “Sergey Kotov” të Marinës Ruse në Detin e Zi dhe se mjetet detare pa pilot u neutralizuan me zjarrin e hapur nga anija.

Më tej bëhet e ditur se ka patur përpjekje për sulme edhe në drejtim të territorit të Krimesë. Rreth orës 05:30 sistemet e mbrojtjes ajrore ruse shkatërruan 11 dronë mbi territoret e gadishullit.





Story i mëparshëm

Osmani: Jemi dëshmitarë të verës më të nxehtë në histori! Si kryesues i OSBE-së, kam emëruar përfaqësuese të posaçëm për ndryshimet klimatike

Story i radhës

Procesi i Berlinit, Tirana pret sot Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së

Të fundit nga