PDK-ja për Ilir Konushevcin: Vrasja e Ilirit ishte humbje e madhe për UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies së pjesëtarit të UÇK-së, Ilir Konushefcin.

PDK-ja në një postim në Facebook, ka shkruar se vrasja e Ilirit bashkë me Hazir Malajn ishte një humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij!”, thuhet në postimin e PDK-së.

Story i mëparshëm

Kahn u sjell “ters” bavarezëve në Madrid

Story i radhës

Mehmeti: Nuk është tragjike nëse VLEN-i hyn në qeveri, por ata duhet ta shohin nëse forcohet apo dobësohet pozita e shqiptarëve

Të fundit nga