Osmani: Jemi dëshmitarë të verës më të nxehtë në histori! Si kryesues i OSBE-së, kam emëruar përfaqësuese të posaçëm për ndryshimet klimatike

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani në flaimin e tij në Forumin vjetor të Dimensionit Ekonomik dhe Ekologjik të OSBE-së, i cili mbahet në Pragë, tha se duhet të ndërmerren masa të përbashkëta urgjente mbi ndryshimet klimatike. Duke përmendur vërshimet e fundit, Osmani tha se sipas të dhënave zyrtare, ne këtë vit kemi kaluar verën më të nxehtë. osmani tha se ka emëruar përfaqësues të posaçëm në kuadër të OSBE-së për ndryshimet klimatike.

“Jemi duke jetuar në kohë të shqetësimeve të mëdha për mjedisin tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga “Copernicus Climate Change Service”, ne jemi dëshmitarë të verës më të nxehtë të regjistruar, me temperatura .66°C mbi mesataren e qëndrueshme. kur flasin për ndryshimet klimatike, duket të zgjohemi dhe të ndërmarrim masa urgjente së bashku. Në muajt e fundit, në rajonin e OSBE-së dhe më tej, kemi qenë dëshmitarë të vërshimeve të tmerrshme në Bullgari, Greqi, Turqi, Slloveni, Austri dhe së fundmi vërshimet në Libi. Jemi tronditur nga zjarret në SHBA, Kanada, bashkë me disa shtet europiane dhe aziatike. Edhe pse janë të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, ne ende po përballemi me pamje nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe rrethinë si dhe tërmeti i fundit në Marok. Këto janë të gjitha përkujtime të tmerrshme mbi urgjencën për përpjekje të koordinuara dhe veprime të përbashkëta dhe të frytshme për sigurinë e mjedisit. Të vetëdijshëm për sfidat e sotme, por gjithashtu në mbështetje të përkushtimit tonë për zvogëlimin e tyre, si kryesues i OSBE-së kam emëruar një përfaqësuese të posaçëm për ndryshimet klimatike, për të rritur edhe më tepër vetëdijen, idetë dhe zgjedhjet potenciale që e bëjnë të dukshëm rolin dhe rëndësinë e OSBE-së”, tha Osmani mes tjerash në në fjalimin e tij hyrës./tv21.tv

 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Vonesat në dërgesat e armëve në Ukrainë, Johnson kritikon Britaninë: “Çfarë dreqin po presim?”

Story i radhës

Rusia: Ukraina kreu sulme me mjete detare dhe ajrore pa pilot

Të fundit nga