rusia thote se ukraina ka kryer sulme vdekjeprurese me drone 69638cf59afa8

Rusia thotë se Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse me dronë

January 11, 2026
1 minut lexim

Një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet me dronë që Ukraina kreu gjatë natës në qytetin rus të Voronezhit, sipas guvernatorit të këtij rajoni, Alexander Gusev.

Më shumë se dhjetë ndërtesa banimi, dhjetë shtëpi private, një shkollë e mesme dhe disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar gjatë sulmeve në këtë qytet, tha Gusev në Telegram.

“Qyteti ynë ishte cak i një prej sulmeve më të mëdha me dronë që nga nisja e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Gusev, duke përdorur termin që Moska përdor për luftën në Ukrainë.

Sulmet në Voronezh, që gjendet 470 kilometra nga Moska dhe rreth 250 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ukraina thotë se sulmon caqe brenda Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse me raketa dhe dronë ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës, përfshirë edhe ndërtesave të energjisë, teksa lufta po i afrohet vitit të katërt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pretendimet e avokateve se 35 te ndaluarit po mbahen kunderligjshem ne paraburgim pergjigjet gjykata u be konform ligjit 69638cde0ec82
Lajmi i mëparshëm

Pretendimet e avokatëve se 35 të ndaluarit po mbahen kundërligjshëm në paraburgim, përgjigjet gjykata: U bë konform ligjit

groenlanda miti i metaleve te rralla dhe pse nuk eshte zgjidhja e lehte per trumpin rreziqet e verteta rreth ishullit te ngrire 69638ea578ff3
Lajmi i radhës

Groenlanda… miti i metaleve të rralla dhe pse nuk është zgjidhja e lehtë për Trumpin? Rreziqet e vërteta rreth ishullit të ngrirë

Të fundit nga

ShkoLartë