“Rusia përgjegjësja e vetme për krizën globale ushqimore”

October 31, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, tha se Bashkimi Evropian dënon vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja që garantonte kalim të sigurt për anijet që transportonin eksporte jetike të grurit nga Ukraina.

Në një deklaratë me shkrim në emër të BE-së, Borrell thekson se vendimi i pajustifikuar i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në iniciativën e OKB-së parandalon eksportin e drithit, duke përshkallëzuar në këtë mënyrë krizën globale të ushqimit.

Ndër të tjera Borrell nënvizon se Rusia është i vetmi vend përgjegjës për krizën globale të sigurisë ushqimore të shkaktuar nga lufta e saj e paprovokuar dhe e pajustifikuar kundër Ukrainës.

Që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Rusia ka përdorur ushqimin dhe urinë si armë. Veprimet e qëllimshme të Rusisë, duke përfshirë shkatërrimin e stoqeve, ndalimin e prodhimit dhe vendosjen e kufizimeve të kuotave në eksportet e saj të ushqimit kanë përkeqësuar krizën globale të sigurisë ushqimore, vëren Joseph Borrell.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto 10 ushqime janë më pak të shëndetshme nga sa mendojmë ne

Story i radhës

Grubi në Click plus: Punojmë për të siguruar numrat dhe Kushtetuta do të ndryshohet

Të fundit nga

ShkoLartë