Rusia ‘kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror’

Rusia është “kërcënimi më i drejtpërdrejtë” për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës së saj “barbare” në Ukrainë, ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur pas bisedimeve të së enjtes në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida, ajo përmendi gjithashtu “paktin shqetësues të Moskës me Kinën”.

Në samitin në kryeqytetin japonez mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Ndërkohë, zoti Kishida tha: “Invazioni rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje e Evropës, por ai trondit thelbin e rendit ndërkombëtar duke përfshirë Azinë. Kjo nuk duhet të tolerohet.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti për sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Story i radhës

Behgjet Pacolli: Ja çka po flitet në Zvicër, Itali e Francë për veshjen e Ronela Hajatit

Të fundit nga