Rusia akuzon SHBA-në për provokime në Detin e Zi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se ngjarjet që mund të shkaktojnë konfliktin e dy fuqive më të mëdha bërthamore të botës do të paraqesin rreziqe serioze, transmeton Anadolu.

Lavrov bëri deklarata lidhur me rrëzimin e dronit MQ-9 të SHBA-së në Detin e Zi në programin “Moska.Kremlin.Putin” në kanalin shtetëror Rossiya-1.

“SHBA-ja injoron shpalljen e zonave të kufizuara për fluturim në Detin e Zi nga Rusia për ‘operacionin special ushtarak’. Pala amerikane përpiqet të kërkojë vazhdimisht një lloj provokimi për të përshkallëzuar qasjen e tyre konfliktuoze”, tha Lavrov.

Ai tha se “Kjo qasje është e keqe. Pala e SHBA-së ka thënë gjithmonë se është një vend përgjegjës që interesohet për stabilitetin strategjik, por se veprimet e zyrtarëve amerikanë nuk përputhen me fjalët e tyre”.

“Çdo ngjarje që do të shkaktojë konfliktin e dy shteteve të mëdha, dy fuqive më të mëdha bërhtamore në botë, paraqet gjithmonë rrezik serioz për sigurinë globale”, tha Lavrov.

Komanda e Forcave Evropiane të SHBA-së (EUCOM) njoftoi se dy avionë rusë Su-27 provokuan në Detin e Zi dronin amerikan MQ-9 dhe se droni MQ-9 u rrëzua në ujërat ndërkombëtare pasi u përplas nga një prej avionëve.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se droni MQ-9 i SHBA-së ka shkelur hapësirën e situatës së përkohshme e cila për shkak të “operacionit special ushtarak” në Ukrainë u është njoftuar të gjithë përdoruesve të hapësirës ajrore në përputhje me standardet ndërkombëtare.





Story i mëparshëm

Ancelotti flet për kualifikimin në çerekfinale dhe për synimet e Realit

Story i radhës

Zhozep Borel sot dhe nesër për vizitë në vendin tonë

Të fundit nga