Performanca e Spanjës shkakton polemika në Eurovision

Në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, përfaqësuesja e Spanjës, Nebulossa, ka marrë një vëmendje të madhe me performancën e saj.

E rreshtuar si një nga finalistet që është kaluar automatikisht në finale, ajo interpretoi këngën “Zorra”, me një performancë që shkaktoi shumë polemika.

Shfaqja e saj në skenë u shoqërua me elemente provokative siç ishin dy balerinët meshkuj që e shoqëronin Nebulossën. Ata, të veshur me tanga dhe duke ekzekutuar lëvizje të guximshme dhe provokuese, shtonin një element ‘të nxehtë’ në skenën e kësaj kënge.

Mesa duket, performanca e saj ishte qartë një mbështetje e hapur ndaj komunitetit LGBT+.

Shfaqja i dha një shtysë të fortë imazhit të këngëtares spanjolle dhe padyshim konfirmoi praninë e saj si një nga konkurrentet që pritet të lënë gjurmë në finale. Skena e “Eurovision 2024” është vendi ku artistët kanë mundësinë të eksplorojnë dhe të eksperimentojnë me performancat e tyre, dhe Nebulossa me siguri ka shfrytëzuar këtë mundësi për të krijuar një përvojë të paharrueshme për shikuesit.

Story i mëparshëm

НАЈПОСАКУВАНИОТ СУПЕР МИЛИОНЕР ВРЕДЕН СКОРО 21 МИЛИОН ДЕНАРИ ГО ОСВОИ ИГРАЧ НА ВЛТ ВО ТЕТОВО

Story i radhës

Konfirmohet dëmtimi i rëndë

Të fundit nga