ruset fillojne te aplikojne nje taktike te re luftimi vrasja e bashkeluftetareve te tyre eshte bere e zakonte 64e5c66c4302e

Rusët fillojnë të aplikojnë një taktikë të re luftimi, vrasja e bashkëluftëtarëve të tyre është bërë e zakontë

August 23, 2023
1 minut lexim

Në një përpjekje strategjike, forcat ruse po përdorin taktikën e gjuajtjes së bashkëluftëtarëve.

Praktika e “zjarrit miqësor” brenda radhëve të ushtrisë ruse nuk është risi, por derisa pushtimi rus në Ukrainë po hyn në muajin e 18-të, ky fenomen po bëhet çdo herë e më i shpeshtë.

Ajo çfarë tërheq më shumë vëmendje është se forcave ruse më nuk po u interesojnë trupat e tyre, dhe se shpesh i përdorin si “mish për top”.

Gjatë luftimeve në qershor, ushtarët rusë qëlluan me raketa pa dallim që rezultuan në viktima midis trupave të tyre, zbuloi për New York Times zëvendëskomandanti i Batalionit 129 të Mbrojtjes Territoriale.

“Rusët u përpoqën të nisnin një kundërsulm, të na shtynin jashtë dhe të na rrethonin, por gjithçka ndodhi ashtu siç e kishim imagjinuar. Por kur e kuptuan se duhej të jepnin territor, filluan të qëllonin pa dallim, varrosën shumë nga djemtë e tyre”, tha komandanti i batalionit të 129.

Është e qartë se luftëtarët rusë po përjetojnë humbje masive për shkak të strategjive të menaxhuara keq.

Raporti tregon se tendenca e Rusisë për të neglizhuar mirëqenien e trupave të saj po thellohet gradualisht, ndërsa kundërsulmi bëhet më seriozë.

Vitin e kaluar, një parashutist rus tha se batalione të tëra e pësuan nga “zjarri miqësor”.

Në qershor, gjatë marshimit të trupave mercenare të Wagner të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin drejt Moskës, mercenarët dhe anëtarët e njësive ushtarake zyrtare ruse hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mount ka pesuar lendim mungon ne ndeshjen e fundjaves se man united 64e5c17c6d2a7
Story i mëparshëm

Mount ka pësuar lëndim, mungon në ndeshjen e fundjavës së Man United

DARKO KOSTOVSKI 2
Story i radhës

Kryetari i Butelit Kostovski: ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë