Historia e fituesve të zgjedhjeve nacionale në Kosovë është interesante dhe e çuditshme.
Kur shumëkush priste që në votimet e para pas luftës, të mbajtur më 2001 të fitonte PDK, e njohur atëkohë si parti e dalë nga UÇK (sikur edhe AAK) qytetarët vendosën ndryshe.
Ata e preferuan LDK-në e Ibrahim Rugovës, të cilës i dhanë një triumf bindës ndaj Partisë Demokratike të Hashim Thaçit.
Lidhja i fitoi edhe zgjedhjet e dyta nacionale, që u mbajtën më 2004.
Pra, LDK, e jo PDK e AAK, dominoi në vend, në fazën e pasluftës dhe atë të administrimit ndërkombëtar, raporton KosovaPress.
Megjithatë, koha e lulëzimit erdhi edhe për Partinë Demokratike
Ky subjekt fitoi për herë të parë në nivel vendi tek në zgjedhjet e treta, që u mbajtën në nëntor të vitit 2007.
E para doli edhe në votimet e radhës, më 2010.
LDK, e as Vetëvendosje nuk i bënë rivalitet subjektit të Thaçit, as kur u votua më 2014, pasi PDK doli lidere.
Kjo parti fitoi edhe në zgjedhjet e 2017-tës, por kësaj radhe në koalicionë me AAK-në dhe Nisma-n.
Duke qenë se ishte në qeverisje nga viti 2007 deri më 2019, PDK njihet si partia që dominoi fazën e shpalljes së pavarësisë dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës
Pas votimeve të 2017-s, Kosova nuk pa më triumfues tjetër, pos Vetëvendosjes.
Lëvizja e Albin Kurtit i fitoi zgjedhjet e vitit 2019.
Me një rezultat prej pak mbi 50 për qind, triumfoi ëshe në ato të vitit 2021, duke qenë në koaliion me Vjosa Osmanin, që paraprakisht ishte larguar nga LDK.
Ani se me një rënie prej rreth 8 për qind, Vetëvendosje i fitoi edhe votimet e 9 shkurtit 2025.
Me shifra historike prej 51.11 për qind, partia e Kurtit i dominoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale në vend, që u mbajtën më 28 nëntor 2025
Duke qenë se dy herë fitoi më shumë se gjysmën e votave, Vetëvendosje njihet si partia që fitoi me rezultate rekorde.
Burimi: botasot.info


