Rudina Dembacaj zbulon sekretin që ‘tronditi’ Mark Frrokun

1 minut lexim

Moderatorja Rudina Dembacaj i ka bërë të gjithë ndjekësit kuriozë në rrjetet sociale, duke premtuar se do të tregonte një sekret të jetës së saj.

Ditën e djeshme, ajo ka treguar se kishte parë letra Tarot dhe i kishin thënë se në moshën 42-vjeçare do të marrë një propozim tjetër për martesë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Mark Frrokut, me të cilin ka krijuar histori dashurie pas divorcit me Aleksandër Varfaj.

“Po ju them sekretin e famshëm dhe pse jam në sheshxhirim. Para disa ditësh, shkova dhe pashë letra tarot, mes të tjerave më tha, kur të shkosh 42 vjece, do të marrësh një propozim tjetër për martesë. Tani e di që shumë prej jush nuk do surprizohen, por Markut nuk i erdhi mirë.

Të gjithë të tjerët kanë qeshur. Tani i them Markut, sillu mirë me mua, se 8 vjet ikin shpejt. Më bëj ndonjë dhuratë të bukur për Shën Valentin se 8 vjet do kesh me mua, pra mos u kurse se nuk ja vlen. ‘Haha, jeta ime’, kaq tha”, tregon Rudina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërcënimi nga Rusia, mijëra ukrainas bëhen rezervistë

Story i radhës

Festim Mustafa – sportisti i Vitit në Ferizaj për vitin 2021

Të fundit nga