Festim Mustafa – sportisti i Vitit në Ferizaj për vitin 2021

Në ambientet e Teatrit “Adriana” u mbajt ceremonia e shpalljes së çmimit “Sportisti i Vitit” për vitin 2021 me ç’rast u shpërblyen edhe laureatët e vitit në kategoritë seniorë, juniorë dhe pionerë.

Fillimisht, mysafirët i përshëndeti legjenda botërore e karatesë Enver Idrizi, pastaj fjalën e mori Drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati Shabani, e cila i uroi të gjithë sportistët për sukseset e arritura gjatë vitit që lamë pas dhe i premtoi përkrahje institucionale nga Komuna e Ferizajt edhe gjatë vitit 2022.

Këshilli i pavarur i formuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkujtoi ata që jetën e tyre ia kushtuan sportit, por që u ndanë nga jeta vitin e kaluar. Me çmime post mortem u nderuan: Nadir Haxhimusa, Ylber Zaskoku, Hysen Vrella, Basri Heta. Agim Xhemajli si dhe Sadri Hasimi, me ç’rast familjarët e të ndjerëve pranuan plaketat në nderim të tyre.

Plaketa u ndanë edhe për sportet e të personave me nevoja të veçanta, konkretisht shoqatat e të verbërve, “Handikos”, “Hendifer”, si dhe “Handicap Kosova”. Mirënjohje u ndanë edhe për klubet veterane sportive të Ferizajt, pra veteranët e futbollit, hendbollit dhe pingpongut.

Dy çmime speciale i ndau Drejtorja Xhemile Murati Shabani për dy sportist që arritën kulmin e tyre në sport, Enver Idrizi dhe Behije Mustafa medalistja e vetme evropiane e Ferizajt.

Çmimin “Mjeku i Vitit sportiv” e mori Florim Dauti, “Gjyqtari më i mirë sportiv” – Astrit Nrecaj, “Punëtori sportiv” – Arbër Regjepi, kurse “Shoqata e vitit” u zgjodh Shoqëria Bjeshkatare “Lybeteni”. “Pedagogu i vitit” u shpall Rrahman Kurti, kurse Çmimi “Trajneri i vitit” shkoi për Bajram Bajramin trajner i KF Fituesi dhe “Skuadra e vitit” – Klubi i Volejbollit “Ferizaj”, çmimi “Mediumi sportiv” – TV Festina – Vllaznim Jakupi.

Në kategorinë e pionerëve më i miri u shpall Shkëmb Reçica nga Klubi i Notit “Kastrioti” tek juniorët Behije Mustafa nga Klubi i Karatesë “Fituesi” dhe çmimi kryesor “Sportisti i vitit” iu nda Festim Mustafës nga Klubi i Hendbollit “Kastrioti”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rudina Dembacaj zbulon sekretin që ‘tronditi’ Mark Frrokun

Story i radhës

Tri doza për të kaluar kufirin, kryetari i Kukësit e quan vendim të shfrenuar të Kosovës

Të fundit nga