Rrugë plotë dritë “Bota Sot”

min lexim

Nëse poltikës Tiranë-Prishtinë nuk ju intereson një gazetë reale, atë e do populli. Pse? Sepse shihet qartazi se sot politika shqiptare (Tiranë-Prishtinë) ka një indiferentizëm ndaj gazetave të pavarura dhe profesioniste, sepse nuk i pëlqen dhe nuk ka asnjë interes për lajmin e vërtetë dhe të saktë. Në këto vite “Bota Sot” ka qenë dhe mbetet një gazetë opozitare me theksin tek e vërteta. Ndaj në opinionin e lexuesve mbetet një gazetë reale opozitare.

“Bota Sot” gjënë më të shenjtë ka fjalën e lirë. Po të bësh një sondash, të marrësh 50 deputetë shqiptarë dhe t’u thuash se sa libra keni botuar, besoj se nuk ka më shumë se 2-3, deputetë që kanë botuar libra. Po ti pyesësh sa libra kanë blerë, ngrenë supet.  Ti pyesësh se kush janë gazetat më të pavarura shqiptare do të thonë vetëm për ato gazeta që u bëjnë fresk atyre. Nuk dinë as sa agzeta ka në treg. Problemi kryesor është se shtypi në përgjithësi ka frymë partiake, mbështet njërën apo tjerën parti duke ju shmangur reales, frymës konstruktive, debatit luajal dhe dëshirës për zhvillim.

Pa një shtyp të lirë dhe të pavarur nuk do të ketë kurrë një demokraci të vërtetë, nuk do të ketë një frymë lirie dhe vizion perëndimor për ndërtimin e një shoqërie bashkëkohore. Pra duke larguar të vërtetën bëhemi qesharakë dhe nëvleftësues së vetvetes. Shtypi duhet parë si udhërrëfuese e zhvilimeve shoqërore dhe jo si një lodër në shërbim të verbër ndaj politikës.

Këtu qëndron dhe e vërteta e “Bota Sot” tek ajo se, si busull ka të vërtetën dhe parimet themelore të gazetarisë moderrne. “Bota Sot” ka karakter demokratik, emancipues, civilizues. Shpeshherë është disa hapa para politikës dhe lajmeve shou të saj. Urimë në këtë përvjetor!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Agjencia Hapësinore Evropiane përditëson Windows 98 në një satelit të lëshuar 19 vite më parë

Story i radhës

​Italia në pritje të 45 gradëve Celsius

Të fundit nga