Rruga Kukës-Shishtavec bllokohet nga shembja e gurëve, disa zona pa energji elektrike

November 23, 2024
1 minut lexim

Rrebeshet e shiut dhe stuhia në orët e vona të mbrëmjes së të premtes kanë shkaktuar shkarje masive të gurëve dhe inerteve në Kukës.

Rruga Kukës-Shishtavec u bllokua gjatë natës pas shkarjes së një masivi gurësh në afërsi të shatit Lojme. Kompania sipërmarrëse ka nisur punën për largimin e gurëve nga rruga dhe sigurimin e skarpatës nga shkarje të tjera të mundshme.

Në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut u kthyen në reshje dëborë ndërsa temperaturat ranë ndjeshëm.

Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona të Kukësit, Hasit e Tropojës, për të cilat po punohet nga grupet e punës së OSHEE.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO

Story i radhës

“Vuçiq po e mashtron Perëndimin”, gazetari i medias gjermane: Kurti mendon se presidenti serb po …

Të fundit nga

ShkoLartë