Rruga e florinjtë e Ballukut/ Meta mbështet protestën e banorëve: Thumanë-Kashar po zhvat dhe falimenton bizneset

min lexim

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesate banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës që po protestojnë sot në aksin Thumanë-Kashar.

Meta ndërsa i konsideroi të drejta kërkesat, tha se kjo rrugë e florinjtë nga një mundësi zhvillimi po shndërrohet në një instrument zhvatjeje dhe falimentimi për bizneset e ndershme në zonë.

“Dhuna shproporcionale e banditëve të Policisë së Shtetit dhe më rëndë akoma përdorimi i lëndëve kimike janë dëshmi së e vetmja rrugë që po ndjek Narkoqeveria nuk është dëgjimi i halleve të qytetarëve dhe as zgjidhja e problemeve të tyre por shurdhëria dhe imponimi me dhunë i vendimeve arbitrare në kurriz të tyre.

Dënoj me forcë keqpërdorimin kriminal të strukturave të Policisë së Shtetit, si një mjet represioni ndaj qytetarëve, që për fat të keq po kthehet në normë në regjimin autoritar të Edi Ramës, pasi të njëjtat pamje dhune ne i shohim tani në mbarë vendin, kudo ku qytetarët ngrihen në protesta demokratike për të drejtat e tyre, siç e pamë në rastin e protestës së fermerëve duarartë të Maliqit e Korçës”, tha Meta.

Story i mëparshëm

Ish i burgosuri politik: Kur u lirova nga burgu s’më fliste askush, as nëna ime

Story i radhës

​Hezbollahu sulmon objektet ushtarake të Izraelit

Të fundit nga