Rrokulliset një veturë në qendër të Tetovës

1 minut lexim

Një aksident i rrallë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Tetovës.

Një djalë 22-vjeçar është lënduar pas përmbysjes me veturë në qendër të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur pranë sheshit të qytetit konkretisht para  rreth rrotullimit.

Rreth orës 14:45, duke lëvizur me makinën “Opel Corsa” me targa të Tetovës i drejtuar nga 22-vjeçari S.R., ka humbur kontrollin, ka dalë nga korsia dhe është përmbysur. Vozitësi i cili ka qenë i vetëm në veturë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim  mjekësor në Spitalin klinik – Tetovë, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petliçkovski: Na pret verë e qetë me COVID-19

Story i radhës

​Ronaldo ekzaltohet në stërvitje: “Erdhi mbreti. Kujdes!”

Të fundit nga