rritet vlera e manganit ne badoc qytetaret shprehen te brengosur 68b733af634e5

Rritet vlera e manganit në Badoc, qytetarët shprehen të brengosur

September 2, 2025
min lexim

Pak kilometra nga Prishtina ndodhet Liqeni i Badocit.

E nga këtu, furnizohen me ujë mijëra qytetarë.

Mirëpo, përdorimi i këtij uji për pije është i ndaluar që nga e hëna.

Kjo meqë, në  ujë janë vërejtur vlerat e shtuara të manganit.

Me situatë të ngjashme, qytetarët thonë se janë përballur edhe në të kaluarën.

Prishtinasi Bexhet Muqolli, thotë se tash e dy ditë është detyruar ta blejë ujin.

“Nuk jemi duke e pi, por po na shqetëson gjendja se shpesh herë po ndodh e gjithmonë po duhet prej xhepit të qytetarit me paguar ujin e pijshëm e këtë nuk po e shoh të arsyeshme. Faturat duhet me qenë më të buta se po ndodh shumë shpesh që ujët e pijshëm nuk po përdoret. Po e blejmë patjetër, ne edhe shumë qytetarë e mjerë ata që nuk munden me ble duhet me e pijë ashtu si është”, shprehet Bexhet Muqolli – qytetar

E  ujin është detyruar të blejë edhe qytetarja Flutura Ferati, ngase ka frikë të konsumoj atë të Badocit.

“Po sigurisht se droja gjitha  nga pak e blejmë këtë ujë. Besoj  që duhet për popullatën me pas kujdes se ne ushqehemi, pimë kafe, qaje e dikush i ka kushtet me ble e dikush nuk i ka ajo pjesë është me e keqj”, shprehet Flutura Ferati – qytetare.

Por,  ka edhe qytetar që nuk kanë dëgjuar që uji që vije nga Liqeni i Badocit, nuk është i pijshëm.

“Jo, unë për vetë më thanë të drejtën nuk kam dëgjuar. Sa i përket ujit që është element primar është dashur të jetë informim, por në shumë sene po çalojmë kështu që edhe kjo nuk është një risi që me thanë pse nuk po informojnë, shumë gjera pasi po ndodhin po marrim informata por çka të bësh”, thotë një tjetër qytetar.

Nga kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, thonë se vendimi për ndalim të përdorimit të këtij uji për pije, u bë në bashkëpunim me IKSHPK-në.

“Ne si kompani jemi rekomanduar nga Instituti  i Shëndetit publik që të zvogëlojmë prodhimin e ujit që të ruajmë cilësinë e ujit, të bëjmë shpëlarjen e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të gypave magjistral. Po ashtu, dhe të shpërndajmë ujë nëpërmjet autobutëve në zonat e prekura filluar nga Gracanica, Kishnica zonat e “Veterrnikut”, “Lagjia e Spitalit”, rruga “B”, “ Matiqani” dhe “ Bregu i Diellit”, pra këto janë zonat me të gjitha rrugët dhe rrugicat që uji nuk duhet të përdorin për pije dhe për përgatitet të ushqimit, por për vetëm higjienë personale e shtëpiake  sepse mangani është një element kimik dhe nuk largohet as me vlimin e ujit”, ka thënë zëdhënsja Arjeta Mjeku.

Mjeku thotë se nuk i dinë arsyet se nga vije deri tek rritja e vlera të manganit.

“Kjo është një dukuri hemiotermikë që ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Mirëpo, ende nuk dihet se  cili është shkaktari kryesor që vjen apo se si mund të largojmë këtë dukuri nga liqeni”, thotë ajo.

Qytetarët e Kosovës me një situatë të tillë ishin përballur edhe në tetor të vitit të kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pezulloni furnizimet me energji ne ukraine kerkesa e putin per sllovakine 68b732c254c97
Lajmi i mëparshëm

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

gjashte gjera qe nuk duhet tia thoni kurre nje femije 68b734d2dd2e8
Lajmi i radhës

Gjashtë gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë një fëmije

Të fundit nga

ShkoLartë