Rritet numrin e të vdekurve pas sulmeve me raketa në Odesa

1 minut lexim

Ukraina thotë se një person tjetër ka vdekur pas sulmeve raketore të Rusisë gjatë natës në Odesa, duke e çuar numrin e të vdekurve në 19.

Tre raketa ruse goditën një ndërtesë nëntëkatëshe dhe dy qendra rekreacioni në fshatin Sergiivka, në rajonin jugor të Odesës të Ukrainës. Dy fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe 38 të plagosur.

Sipas zëvendësministrit të parë të brendshëm, Yevhenii Yenin, nuk kishte objektiva ushtarake apo infrastrukturë në afërsi të zonave të goditura nga raketat ruse.

Duke folur në vendngjarje, Yenin tha gjithashtu se operacionet e kërkim-shpëtimit ishin në vazhdim.

Ne nuk presim të gjejmë dikë të gjallë, por ka një shans”, tha Yenin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bashkëjetuesja largohet nga banesa dhe nuk kthehet më, 59-vjçari kërkon ndihmë në polici

Story i radhës

Luana Vjollca konfirmon bashkëpunimin me MC Kreshën, sjell një pjesë të shkurtër të klipit

Të fundit nga