Rritet mosha minimale për të garuar në eventet “senior”

June 8, 2022
1 minut lexim

Katër muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022”, ku pati edhe një skandal me patinatoren ruse Kamila Valieva, Federata Ndërkombëtare e Patinazhit ka vendosur të rritë moshën minimale për të marrë pjesë në eventet “senior”.

Tashmë për të garuar në këto evente duhet të jesh të paktën 17 vjeçe, ndërkohë që kjo moshë ka qenë 15 vjeçe.

Ky debat është i vjetër, por ai mori një hov të madh gjatë Olimpiadës me atë që ndodhi me Valieva, favorite për medaljen e artë në moshën 15-vjeçare. Ajo nuk e mbajti dot presionin e krijuar përreth saj, pasi e gjeti veten në qendër të një skandali doping.

Kjo reformë në lidhje me moshën u miratua nga 100 shtete pjesëmarrëse në kongres dhe do të aplikohet në dy faza. Mosha minimale do të jetë fillimisht 16 vjeçe përgjatë sezonit 2023-2024 dhe më pas 17 vjeçe, duke nisur nga sezoni 2024-2025. Objektivi është evitimi i shkatërrimit fizik e psikologjik i patinatoreve të reja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të premten autobusat në Shkup do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës

Story i radhës

Kasi i atllarëve për pushtet e në pushtet!

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë