Të premten autobusat në Shkup do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës

NQP “Shkup” informon se për shkak të festës fetare Dita e shpirtrave, të premten autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.

Të premten, të shtunën dhe të dielën në linjat e autobusëve me numër 59 (Karposh 3 – Kuçevishka bara – Varrezat Butel), 59A (Lisiçe e Re – Varrezat Butel) dhe 59B (Kisella Vodë – Varrezat Butel) do të qarkullojnë numër shtesë i autobusëve.

Itinerari i autobusëve është në dispozicion në ueb faqen e NQP Shkup.

Story i mëparshëm

SHBA në përkrahje të “Open Ballkan”, Escobar: Iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik dhe jo politik

Story i radhës

Rritet mosha minimale për të garuar në eventet “senior”

Të fundit nga