Kasi i atllarëve për pushtet e në pushtet!

Deri kur në kas o atllarë të opozitës me pozitën? Ju atllarët e pushtetit të djeshëm e të sotmit, jeni kah shëmbëlleni në ata dy kuajt e lidhur për mullari! Ndaloni një herë, uluni në tokë të bukës, pushoni pak se nuk shkon kështu! Troket e juaja në rreth, rreth mullarit të shtetit po vazhdojnë ç’ thurshëm por se në dakordim për kobin e t’ keqen e vendit!

Po silleni e po mbështilleni rreth këtij boshti të ndërgjegjes shtetërore thua se jeni në lamë duke e fshi grurin e të korrave! Po si nuk keni mëshirë fare për këtë kokërr buke, aty ku po shkelni e po villni, dhe pastaj gjithçka po kundërmon! Njëri andej, tjetri këndej, djathtas e majtas por asnjëherë bashkë, ashtu qysh e do zoti i lamës (vendi e kuvendi)!

Sa të neveritshëm e të mërzitshëm jeni ba, kur u dëgjojmë duke hingëllue për pushtet me ato porositë; (nxinja frymën shtetit e pushtetit), dhe mbllaqitni votën e sovranit! Po ku gjendet sot kjo rregull e mbrapsht? Vetëm në xhungël dhe askund tjetër, për derisa vlera e sovranit (votës) është si një leckë, si një vlerë interesi në peshojë, dhe me lëvizje andej kah fryn era!

Deri kur me këta shqelma e kundër-shkelma në këtë lamën tonë? Deri atëherë kur kamxhiku i shtetit (ligji) vlen për të gjithë atllarët e pozitës dhe opozitës! Vetëm pritni se kështu bëhet shteti …. Dt:08.06.2022. Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet mosha minimale për të garuar në eventet “senior”

Story i radhës

Në iOS 16 Face ID do të funksionojë edhe horizontalisht

Të fundit nga