rritet me tej niveli i vjoses kryebashkiakja e vlores do evakuohen edhe 6 banesa 695eb5f681455

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ishte mbrëmjen e së mërkurës në njësinë administrative Novoselë, pranë Lumit Vjosë.

Mersini, e shoqëruar nga drejtuesi i policisë së qarkut Vlorë, Elidon Çela e përshkroi situatën si kritike.

Sipas Mersinit, niveli i Vjosës është 8.6 metra por shpresa e mirë është që prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë në ulje, çka mund të reflektohet edhe në Vjosë.

Mersini tha se nëse niveli rritet do të evakuohen edhe 6 banesa. Sipas saj deri më tani janë 13 banesa të evakuara.

Drejtuesi i policisë së Vlorës Elidon Çela siguroi qytetarët e Vlorës që strukturat e policisë janë në gatishmëri totale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali nga vrapcishti koha per drejtim te ri dhe zhvillimor 695ea8ee04412
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali nga Vrapçishti: Koha për drejtim të ri dhe zhvillimor

deme te medha te kf vellazerimi nga kercova 695eb65891194
Lajmi i radhës

Dëme të mëdha te KF Vëllazërimi nga Kërçova

Të fundit nga

ShkoLartë