​Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

December 8, 2024
1 minut lexim

Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje për 0.9 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin paraprak. Ndërkaq, krahasuar tremujori i tretë i këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit 2023, indeksi i kostos së ndërtimit shënoi rritje 4.5 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë pati rritje 0.9% në tremujorin e tretë 2024 krahasuar me tremujorin e dytë 2024. Rritje kishte tek energjia 20.1 për qind, pagat 1.3 për qind, materialet 0.7 për qind, makineritë 0.4 për qind dhe kostot tjera 0.2 për qind. Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë pati rritje 4.5% në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023. Rritje më të madhe kishte tek energjia 26.6%, pagat 17.4%, transporti 8.3%, materialet 2%, kostot tjera 1.3% dhe makineritë 1.2%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit shënoi rritje 6.9 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin paraprak 2024. Krahasuar me tremujorin 2023, çmimet e prodhimit shënuan ngritje mesatarisht 9.9 për qind.

“Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare 6.9 për qind në mes TM3 2024 dhe TM2 2024. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen tek energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.1 për qind, xeheroret dhe guroret tjera 7.8 për qind dhe prodhimi i mobilieve 7.5 për qind”, përfundon raporti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajmi në disa media për takim mes Ahmetit dhe Mickoskit, një SPIN i sajuar nga BDI, thonë burimet për Zhurnal

Story i radhës

Veliaj u jep medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit, sportistët e SK Tiranës

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë