rritet kostoja e kredive ne maqedonine e veriut 6ae781ee8ce47

Rritet kostoja e kredive në Maqedoninë e Veriut

November 1, 2026
1 minut lexim

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më të larta interesi gjatë marrjes së kredive të reja.

Shtrenjtimi më i madh vërehet te sektori i biznesit, ku interesi mesatar në shtator arriti në mbi 5 për qind. Në të kundërt, normat e interesit për depozitat e reja shënojnë ulje.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në shtator arriti në 4,94 për qind, me një rritje prej 0,24 pikë përqindjeje krahasuar me gushtin. Te kompanitë, kjo normë u rrit në 5,05 për qind, ndërsa te familjet arriti në 4,77 për qind.

“Sa u përket familjeve, kreditë e reja në shtator janë miratuar me normë mesatare interesi prej 4,77 për qind, kundrejt 4,73 për qind në gusht. Edhe pse rritja është më e moderuar, të dhënat tregojnë se edhe qytetarët përballen me interesa më të larta gjatë marrjes së kredive të reja”.

Ndërkohë, te kreditë tashmë të miratuara lëvizjet janë shumë më të vogla. Norma mesatare e interesit për të gjitha kreditë mbeti në 4,68 për qind, ndërsa dallimi mes kostos së huamarrjes dhe fitimit nga kursimet vazhdon të jetë i theksuar.

“Norma mesatare e interesit për depozitat e reja të pranuara në shtator është ulur në 2,70 për qind, përkatësisht me 0,02 pikë përqindjeje krahasuar me gushtin. Te depozitat e familjeve ka qenë 2,69 për qind, ndërsa te kompanitë 2,73 për qind”.

Dallimi ndërmjet normës mesatare të interesit për kreditë e reja dhe depozitat e reja arrin në 2,24 pikë përqindjeje. Kjo do të thotë se qytetarët dhe kompanitë paguajnë dukshëm më shumë për kreditë e reja, sesa fitojnë nga depozitat e vendosura në banka. Ndërkaq, vetëm në muajin shtator, kreditë e qytetarëve kanë arritur në rreth 4,93 miliardë euro, ndërsa depozitat kanë qenë më të larta për më shumë se dy miliardë euro.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jade thirlwall mahnit me kostumin e halloween it ftohet ne festen e heidi klum 6ae78130eaaa7
Lajmi i mëparshëm

Jade Thirlwall mahnit me kostumin e Halloween-it, ftohet në festën e Heidi Klum

gervalla reagon pas tragjedise ne demiraj kerkon hetim te plote dhe reagim institucional 6ae79c64b94eb
Lajmi i radhës

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj: Kërkon hetim të plotë dhe reagim institucional

Të fundit nga

Konferenca e OKB-së për klimën dështoi

Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), të mbajtur në Antalya të Turqisë, delegacionet nuk ranë dakord për një deklaratë përfundimtare të përbashkët. Nuk u mor asnjë vendim, tha
ShkoLartë