Rrëzohet një hidroplan në Mal të Zi, shpëtojnë ekupiazhi zviceranë

July 22, 2023
1 minut lexim

Një hidroplan është rrëzuar sot në lumin Lim, në afërsi të Beranes.

Sipas të njëjtave informacione, në hidroplanin sportiv ka pasur shtetas zviceranë – piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë lënë aeroplanin para rrëzimit dhe kanë zbritur në tokë me ndihmën e një parashute.

Ata nuk kanë pësuar lëndime, por për masa paraprake janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Berane, Mal të Zi.

Tashmë është publikuar fotografia e parë e hidroplanit të rrëzuar ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e tij.

Masat dhe veprimet hetimore po vijojnë, raporton televizioni shtetëror malazez RTCG.

Ndryshe, ditë më parë një tjetër hidroplan është rrëzuar në vendbanimin Shtoj të Ulqinit në Mal të Zi, ku mbetën të lënduar dy persona. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Interesim për adoptim të qenve endacakë, frikë se mund të jetë vetëm prej parave

Story i radhës

Digjet vetura private e zëvendëskryeministrit Artan Grubi (video)

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë