Digjet vetura private e zëvendëskryeministrit Artan Grubi (video)

Mëngjesin e sotëm është djegur makina private e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Strumiçka”, në komunën e Çairit pranë banesës ku dhe jeton zëvendëskryeministri i parë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë për TV21 se vetura është ndezur rreth orës 03:30 të mëngjesit.

“Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa është kryer kontroll nga ekipi inspektues i SPB Shkupi”, thënë për TV21 nga MPB.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Rrëzohet një hidroplan në Mal të Zi, shpëtojnë ekupiazhi zviceranë

Story i radhës

Donnarumma flet pas tmerrit që përjetoi nga grabitësit

Të fundit nga