Rrëshqitja shoqërore drejt dhunës si fenomen i zakonshëm

min lexim

Në orët e hareshme të mëngjesit të dt. 29 korrik 2022 fillova dhe numëroja rastet e dhunës në shoqërinë tonë në kohët e fundit, e sidomos dhunës seksuale, element i cili sot në shoqërinë tonë çdo ditë e më shumë po vjen e po bëhet i përditshëm, e përditshmëria nëse vazhdon shkon e bëhet mentalitet, pra në rastin e dhunës bëhet mentalitet dhunues.

1. Pjetër Ndrecaj në tetor të vitit 2018 ishte dëuar me burgim pasi më parë kishte vrarë gruan e tij Valbonën dhe vajzën e tij Klarën 9 vjeçe.

2. Dardan Krivaqa bashkë me shokun e tij Arbër Sejdiu kishin dhunuar për vdekje 18 vjeçaren Marigona Osmani, duke i shkaktuar vdekjen mizorisht të ndjerës, kurse të njëjtit më parë kishin qenë të dyshuar për një seri veprash penale, por jo shteti nuk ishte marrë seriozisht me veprimet kriminale të tyre.

3. Për ta mbyllur me rastet shembuj të dhunës në shoqërinë tonë, vjen lajmi i datës 28 korrik 2022, kur një burrë rreth të 50-tave dhunon seksualisht një të mitur vetëm 6 vjeçe, paramendojeni vetëm 6 vjeçe…

Tani çfarë të mendohet në këto raste?

Në fakt të mendohet se kjo shoqëri është në krizë të thellë psikike nuk gabojmë aspak, sepse dhuna në shoqërinë tonë sa vjen e bëhet e zakonshme, atë në fakt e has kudo duke filluar nga familja e deri në institucionet shtetërore ku papërgjegjësia nga mentaliteti i të qenurit ka kapur majën e tij.

Por si duket askush nuk e analizon, se cilat janë arsyet e kësaj rrëshqitje shoqërore drejtë dhunës si fenomen i zakonshëm?

Mahatma Gandi thotë: “dhuna është e keqja e përhershme e një shoqërie.”

Pikërisht këtu miq të mi qëndron problemi, se dhuna në Kosovë po vjen e po bëhet e përhershme, ajo po na kapërdinë kurse ne nuk po bëjmë asgjë, e që në fakt duhet të zgjohemi, të zgjohemi e të punojmë sidomos në edukimin shoqëror duke filluar nga niveli parashkollor e deri tek nivelet e larta akademike, sepse na duhet që këtë veçori dhune ta dëbojmë nga vetja jonë, nga familja jonë, nga shoku e shoqja jonë, sepse nëse vazhdojmë kështu, dhunën e sidomos atë në familje ne do ta kthejmë në mentalitet të zakonshëm shoqëror, kur më pas vdekjet e viktimave do duken normale, e shoqëria do pajtohet se dhuna është mjeti që zgjidhë çështjet.

Tani është koha të reagojmë shoqërisht dhe institucionalisht ndaj këtij fenomeni të tmerrshëm, para se të rrëshqasim atje ku nuk ngrihemi dot më, në dhunën si diçka e zakonshme në mentalitetin tonë shoqëror.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo është shenja më zemërgjerë e horoskopit, të gjithë e kanë zili për bujarinë

Story i radhës

A mund të arrihen kushtet që i duam?

Të fundit nga