Rrënjët e Kosovës janë shqiptare

April 26, 2022
min lexim

Prof.Dr.Mark Krasniqi,në librin e tij “Rrënjët tona etnike”, Prishtinë,2002,me fakte dhe argumente shkencore kundërshton kërkesat hipokrite,fashiste serbe,se Kosova është e saj! Propaganda ortodokse- sllave,me të cilën përpiqen ta mohojnë autoktoninë dhe lashtësinë e popullit shqiptar në trojet e tij etnike,të drejtën e tyre legjitime për vetëvendosje,për ta sunduar Kosovën,s’ka bazë,sepse të drejtat historike janë në favor të shqiptarëve. Ato mbështeten në argumente të pakonstestueshme se shaqiptarët janë populli më i lashtë në Ballkan,ku të parët,ilirët,me mija vjet,para sllavëve ishin të vendosur këtu,në trojet e veta gjeografike. Serbët erdhën nga Karpatet,në disa vise periferike të Ballkanit,dhe në shek.7 – 8,kur pushteti serb filloi të përhapet në jug edhe në hapësirën e Kosovës në shek.12,kur shqiptarët,ndër të parët në Evropë,pranuan besimin në një Zot,kurse serbët 900 vjet më vonë,pas tyre. Oreksi ekspansionist serb (aktualisht,me emër të ri “bota serbe”),ka për qëllim riformimin e perandorisë së Car Dushanit,i cili sundoi vetëm 12 vjet dhe popullit shqiptar i solli shumë dëme e telashe.

Serbia, në fillim, këtë politikë ekspasioniste nisi ta zbatojë,duke okupuar trojet etnike shqiptare në Sanxhakun e Nishit, Pirotit,Toplicën deri në Kryshevc,Nish e Vranjë,kurse gjatë luftërave ballkanike 1912/13 edhe pas Luftës së Parë Botërore e okupoi edhe Kosovën.

Disa kisha ortodokse serbe në Kosovë,politika ekspansioniste serbe i merr si argument për “të drejtat e saj historike”,të cilat janë ndërtuar në kohën e Bizantit,kohë kjo kur serbët ende nuk kishin shkelur në Kosovë,por serbët këto kisha bizantine e katolike i uzurpuan.. Dihet mirëfilli se këto kisha i kanë ruajtur shqiptarët musliman gjatë 5 shekujve,sepse i konsidronin si kisha e të parëve të tyre dhe si kisha të Bizantit.

Me të drejtat historike,sipas logjikës serbe,nuk mund të zgjidhen problemet aktuale ndëretnike as shtetërore. Sipas kësaj logjike të shëmtuar, Serbia sot duhet të sundohej nga Turqia,sepse ajo ka qenë 500 vjet nën sundimin e saj.Madje,Beogradi nuk duhet të jetë i Serbisë,por i Hungarisë,të cilin 250 vjet ka qenë nën sundimin hungarez,pastaj edhe shumë vjet nën sundimin bullgar ( nga libri i cituar në hyrje, f,6).

Pra,para serbëve Kosovën e kishin okupuar shumë okupatorë:Bizanti,bullgari,otomani, dhe së fundit serbomadhi.Prandaj, kurrëfarë të drejtash historike nuk ka Serbia për ta sunduar Kosovën as sot as nesër,sepse Kosova gjithmonë ka qenë dhe është historikisht dhe etnikisht shqiptare.Dhe,kot përpiqet Serbia ta bindi faktorin ndërkombëtar dhe të marrë përkrahjen e tyre për politikën e saj ekspansioniste ,antishqiptare,për ta sunduar Kosovën edhe në shekullin 21,pa kurrëfarë të drejtash morale,historike, njerëzore e politike.

Anatomia e pushtuesve

Kosova ishte e okupuar nga shumë pushtues me shpirt e ndjenja të njëjta pushtuesi antishqiptare. Secili nga ta ishte më i egër se tjetri. Secili nga ta solli ligjet dhe adetet e veta.Madje,sollën edhe shumë sëmundje ngjitëse, të pashërueshme.Të gjithë okupatorët,pa dallim, ishin kundër shkollimit të shqiptarëve në gjuhën shqipe. Pashiqi,kryetar i qeverisë së Serbisë, urdhëroi: “shqiptarin e rrah, e mundo të mësojë mos e lejo”.Edhe pse i okupuar,shqiptari nuk e pranoi pushtuesin as nuk iu nënshtrua asnjërit pushtues. Vazhdimisht e kundërshtoi dhe luftoi kundër tyre.Ruajti bujarinë e shpirtmadhësinë në trojet e veta,siç janë tolerance fetare e kombëtare,besa, burrëria, mikpritja dhe shumë aspekte të trashëgimisë kombëtare. Po ceku me këtë rast ruajtjen e gjuhës shqipe.Për ruajtjen e gjuhës shqipe meritë të madhe ka nëna shqiptare, e cila,për 500 vjet, nën sundimin e otomanit, bukës i tha bukë, e kurrë “ekmek”.Kjo punoi shumë në ndërgjegjësimin e fëmijëve të shumtë që i lindte dhe rriste me gëzim e vullnet të madh.

Secili pushtues organizoi shëbimet e veta kriminale antishqiptare, dënoi e vrau njerëz të pafajshëm sidomos i vriste natën në rrugicat e errta.Terrori ishte karakterfistikë e të gjithëve pushtuesve,të cilët bënin rekrutime të ndryshme në emër të fesë dhe ligjeve të tyre.Çdo pushtues e kishte zët flamurin dhe çdo simbol tjetër kombëtar shqiptar.

Është koha e fundit të kthjellemi

Është koha e fundit të kthjellemi. Të ndalen hasmëritë me njëri-tjetrin. Të qitet dija para inatit. Disa individë, mos të bashkëpunojnë me armikun! Është koha e fundit ta kuptojnë fundin që këta individë të mjerueshëm, të kësaj dukurie të dëmshme kombëtare,sepse armiku,pasi t’i konsumojë do t’i hedh në honrak,kurse populli i leqit dhe i konsideron për të gjallë si njerëz të shëmtuar moralisht e shpirtërisht..

Është koha e fundit që spektri politik shqiptar të jetë unik,për çështje madhore,kur po bisedohet me Serbinë për njohje reciproke. Është koha e fundit të mos nënshkruhen marrëveshje të dëmshme me pasoja afatgjatë. Sidomos tash kur Serbia po armatoset me armë të rrezikshme lufte dhe sheh ëndërr ta riokupojë Kosovën. Është koha të ruhemi nga lajmet e rrejshme që i lanson armiku ynë shekullor dhe ato gënjeshtra të mos botohen ose emetohen. Është koha e fundit të ndalet diskursi i egër mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës.Të mos lejohet diskursi aq i egër mes deputetëve tonë? Përse kaq mosdurim me njëri-tjetrin? Kujt shërben urdhëri kur deputetja i drejtohet deputetit me “mbylle!” (gojën). Vërtetë është koha e fundit të ndërgjegjësohemi dhe ta kuptojmë që për një plesht nuk digjet jorgani.Përse, në Parlament, t’i thuash kolegut apo koleges “po rren! Ti je rrenc”!

Vëllezër e motra, deputetë e deputete,mos lejoni të vazhdohet kjo kulturë e keqe e komunikimit në Parlamentin e Kosovës,këtij institucioni të lartë të orientimit ligjor – shtetëror, mos lejoni të shndërrohet në Pallavra ment! Kjo është e palejueshme.E rrezikshme. Sepse kemi pritur shekuj me radhë të vijë kjo ditë.Të flasim shlirë,të kemi organet e pushtetit,arsimit e kulturës,të gjitha trajtat e organizimit modern shoqëror e shtetëror. Kosova, kurrë më shumë sesa sot, nuk ka pasur njerëz të shkolluar nga të gjitha profilet arsimore shkencore e kaq pak të përdoret dija. Përse ky paradox?!

Kur njeriu përcjell e sheh deputetë dhe deputetet në Parlamentin e Kosovës,të veshur mirë,si zonja e zotërinj,me kamera transmetimi, zemra të bëhet mal,por posa fillon diskutimi,madje edhe për çështje madhore, në skenë shfaqet diskutimi me ndjenja shqetësimi, trazimi e hidhërimi që e pushton sallën e Parlamentit.Humb gjakftohtësia e durimi.Opozita e lëshon mbledhjen.Kuvendi mbetet pa kuorum. Mbeten pa miratuar ligje e vendime me rëndësi! Është koha e fundit të ndalohet diskursi banal e negativ mes deputetëve. Askush nga ne mos të harrojë:s’ka pasuri më të dobishme se mendja, se arrogance sjell vetmi të dëmshme, se të gjykuarit e drejtë është nevojë imanente,se nuk ka shok më të mire se mirësjellja dhe durimi dhe se nuk ka ndihmë më të sigurt se zgjuarsia dhe këshillimi, se është e dëmshme koha kur korrupcioni fillon ta sundojë kohën dhe njerëzit e saj,sepse secili nga ta e ka rrezikur veten dhe shoqërinë.Rasti i Kosovës është tash.Nuk guxon të lëshohet ky rast sepse do të sjellë shumë pikëllim,atëherë të shfrytëzohet rasti.Populli ka thënë:një herë vjen vera kah dera.

Nga kush mori mësim pushtuesi serbomadh

Të gjithë pushtuesit,sidomos ai serbomadh,ishte sinonim i së keqes,barbar,madje edhe gjenocidal(!) . Bënte krime të shëmtuara e lapërdhari ofenduese që të rrëqethin lëkurën.Madje,vriste edhe pjesëtarë të popullit të vet për t’i fajsuar shqiptarët! Karakteristikë e përbashkët e të gjithë pushtuesve ishte veprimtaria e tyre me ngulm për zhbërjen e çdo gjëje autoktone shqiptare.

Pushtuesi serbomadh mori mësim nga racizmi,stalinizmi,nga gjenerali Franko Spanjës dhe nga makiavelizmit.Të gjitha metodat e tyre çnjerëzore serbomadhi Millosheviq, kasapi i Ballkanit, i praktkoi kundër shqiptarëve gjatë histerisë së pushtimit të Kosovëas nga viti 1990/1999.Me dhunë i dëboi nga shtëpitë e veta afër një milion shqiptarë,mbyti shumë fëmijë,dhunoi 20.000 femra shqptare, vrau mbi .12 000 civilë dhe varrosi në varreza kolektive që nuk u dihet vendi 1800 të pagjetur në varrezat nëpër Serbi.

Fashizmi serbomadh kur solli gjenocid e tmerr të madh në Kosovë, UÇK u ngrit kundër dhe bashkë me NATO-n, ndalen masakrimet duke gjunjzuar ushtrinë fashiste serbe,e cila përdori të gjitha mjetet kundër civilëve: helmimin e nxënësve në shkolla,përjashtimin e shqiptarëve nga puna,djegëjen e shtëpive dhe objekteve sakrale shqiptare, veprimtari kjo e paskrupult mizore. Tërë kjo dhunë ishte një psikopatologji e pavetëdijes kolektive serbe të cilën po e vazhdon Vuçiq, ish minister i Millosheviqit, me kërcënime të përditshme.Ky tip karakteristik i neurozës, që nuk njeh raporte humane ndaj tjetrit,për çdo ditë kërcënon e provokon Kosovën,me fjalë madje edhe me armë të ndryshme,ndaj policisë së Kosovës. Çdo veprim që ndërmerr ky tip agresori,sipas një projekti monstruoz imperialist,ka cilësi të kasapit animal që do sjell një sag vuajtjeje biblike, antishqiptare në përgjithësi dhe kundër shqiptarëve të Kosovës, në veçanti..

24 prill 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musk blen Twitter, çfarë do të thotë kjo për rrjetin social

Story i radhës

Për të qenë një mik i mirë, duhet të krijosh një lidhje të pathyeshme

Të fundit nga

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë